Zëvendës ministri i Shëndetësisë Albert Nikolla dhe gazetari i News 24, Erjon Skëndaj kanë debatuar me njëri-tjetrin për koronavirusin, në emisionin “Real Story”.

Skëndaj u shpreh se në Tiranë nuk gjen më oksigjen dhe kushton shtrenjtë.

Nikolla theksoi se nuk është e vërtetë deklarata, sipas së cilës, njerëzit nuk shkojnë në spitale, pasi kur të sëmurët janë në gjendje të rëndë, shkojnë në institucionet shëndetësore.

Albert Nikolla: Ti si gazetar keqinterpreton të dhënat. Po thua tani janë mbyllur në shtëpi dhe kanë frikë të vijnë në spitale.

Nuk është kështu, njerëzit tani nuk po fshihen nëpër shtëpi. ka persona që janë me trajtim të lehtë, ka persona Jo të gjithë marrin ilaçe pa recetë, është e pavërtetë.

Erjon Skëndaj: Nuk ka oksigjen në Tiranë, ka shkuar oksigjeni 150 mijë lekë. ka mjekë që nuk të shohin nga afër por me video call, dhe të japin recetë direkt, duke qenë me kollë ndoshta, pa e vërtetuar.

Albert Nikolla: Situata është e jashtëzakonshme dhe duhet të gjykojmë nga parametrat e të jashtëzakonshmes. Rastet që the për recetën, janë të izoluara.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb