Kryeministri Edi Rama i është përgjigur sot interesit të medias lidhur me reagimin e gjykatës Kushtetuese, për rezolutën e miratuar një ditë më parë në Kuvend.

“Do më lejoni t’ju rikonfirmoj atë që thash edhe dje ky është një konflikt i radhës i shkaktuar nga i një burim konflikti për të njëjtat arsye që dihen, po nuk mendoj se duhet të përfshihemi më tej në këtë konflikt, dhe nuk mendoj që ky konflikt mund të zgjidhet me beteja në fushën e komunikimit, pasi natyrisht njerëzit duan të tjera gjëra dhe unë dua që njerëzve t’iu japim atë që duan, duke nisur nga 25 nëntori duke prezantuar platformën kundër KÇK, një paketë ligjore mbi bazën e një ligji special kundër krimit të organizuar dhe të gjithë atyre që kanë kryer vrasje e akte të rënda përfshirje në trafiqe për të cilët ka ardhur koha të japin disa llogari të pambyllura. Ligji special do të celë siparin e një lufte të panjohur më parë në Republikë, kundër krimit të organizuar dhe eksponentëve që deri me sot ia kanë dalë të përdorin dhe të kenë pasuri të paligjshme.” tha Rama.

Ndërkohë lidhur me padinë e paralajmëruar nga Presidenti i Republikës, ndaj kreut të KED-së, Ardian Dvorani, Rama tha se Ilir Meta, edhe një herë tjetër po tregon së është në anën e gabuar të historisë.

Mbase nuk më dëgjuat, unë nuk dua që të përfshihemi në këtë konflikt si dy palë që japin e marrin bam e bum, për cështje që tani më janë shumë të qarta duhet t’i përkasin proceseve legjitime dhe ligjore. Gjithcka që ne bëmë nga ana ligjore ne e bëmë, dhe e përsëris e kemi bërë të linjëzuar 100% me ata që janë garantët tanë të reformës në drejtësi, SHBA dhe BE. Është një tjetër rast, kur jemi në anën e duhur të historisë ndërsa Ilir Meta fatkeqësisht është edhe një herë tjetër në anën e gabuar të historisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb