TIRANË

Një ditë pasi kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj kërkoi decentralizimin e lejeve mjedisore, Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi i është përgjigjur me një deklaratë të bërë gjatë aktivitetin për certifikimin e paketave eko-turistike.

Ndonëse jo me emër ministri Klosi, tha se vlerat e parqeve që na ka falur Zoti janë më të veçanta se dëshirat e një kryebashkiaku.

“Ndryshimi i ligjit ka prishur shumë interesa, ka ndryshuar shumë rregulla. Është e vërtetë se vendosja e rregullit ka shkaktuar shumë probleme dhe ka prishur interesa. Por është e mirë që parqet që ka na falur Zoti t’i mbrojmë. Vlerat e tyre janë shumë më të veçanta se dëshirat e një kryebashkiaku, sepse duke qenë e bukur është shumë e lakmueshme. Duhen aktivitete që nuk dëmtojnë agro-turizmin dhe natyrën. Ne vijojmë te bëjmë konkurrenca te brendshme, po nuk duhet t’i bëjmë këto konkurrenca”, tha Klosi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb