I ftuar në emisionin “Fair Play nga Enkeleida Zeko” në “News 24”, deputeti i partisë socialiste, Fidel Ylli, i cili njihet për lidhjet e ngushta me sportit, ka folur për investimet në këtë fushë.

“Pavarësisht se janë bërë 2 apo 3 stadiume ose 2 apo 3 pallate sporti sërish nuk është e mjaftueshme. Për sportit duhet bërë më shumë që në të ardhmen të kemi rezultate më të mira, të mos ketë sportistë të cilët ‘qajnë’, të paktën për kushtet.”

“Ligji i sporteve është ligji i lotarive të basteve. Në çdo datë derdhet në llogarinë e ministrisë 0.4 % e basteve. Në ministri janë mediokër janë të paaftë. Tani i mbledh qeveria por janë shumë pak. Është një shumë qesharake. 2 % e shumës që mblidhej rriteshin të ardhurat me 2 milionë euro”

Lidhur me ligjin për sportit, deputeti Ylli, i cili është një nga iniciatorët e këtij ligji është shprehur: “Në axhendën tonë, edhe kryeministri Rama e ka shprehur, është që të investojmë më shumë, pasi sa çdo para e hedhur për sportin sjell më pak shpenzime për shëndetin.”

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb