TIRANE

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim ka reaguar përmes një statusi në twitter lidhur me debatet që ka përfshirë politikën për listat dhe koalicionet.  Ndërsa rikujton marrëveshjen e 5 qershorit, Kim apelon kryetarët e dy partive më të mëdha në vend, Edi Rama dhe Lulzim Basha që t’u përmbahen angazhimeve dhe se cdo propozim duhet të jetë në mirëbesim.

“Ne i kujtojmë kryeministrit Edi Rama, Lulzim Bashës dhe të gjithë udhëheqësve të tjerë të gjitha angazhimet që ata kanë bërë në lidhje me marrëveshje e 5 qershorit dhe çdo masë përtej kësaj. Angazhimi, propozimet dhe kundër-propozimet duhet të jenë me mirëbesim. Gjithmonë do t’ju mbështes, por JU – udhëheqësit – jeni pala përgjegjëse” shkruan Yuri Kim.

Mesazhi i diplomates  amerikane  vjen ndërsa  Parlamenti do të votojë në 1 Tetor ndryshimet e Kodit Zgjedhor të propozuara nga Partia Socialiste dhe për të cilat ende nuk ka konsensus në Këshillin Politik.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb