TIRANE – Drejtoresha e Përgjithshme e Çerdheve dhe Kopshteve, Zhaneta Beqiri, sqaroi në rubrikën “Opinion” në studion e lajmeve në News24, menunë e re për fëmijët.

Beqiri tha se menunë e re e konsumojnë të gjithë fëmijët dhe se prindërit janë besimplotë në mirëushqyerjen e fëmijëve të tyre.

Në studio ajo informoi publikun për ndryshimet që ka pësuar menuja dhe tregoi detaje të reja rreth saj, shkruan BalkanWeb.

Prej ditësh kemi hedhur online fletët e analizave të ushqimeve. I mirëpresim prindërit të shohin vendin ku gatuhet e serviret ushqimi. Menuja është e vërtetë që iniciohet nga prindërit, ky mendim përcillet nga Ministria e Shëndetësisë, nga ekspertë dhe nga Blerina Bombaj që ka qenë eksperte e jashtme

Cfarë ndryshime ka pësuar menuja?

Zhaneta Beqiri: U hoq buka me gjalpë me cokokrem dhe është vendosur tërshëra me kos e fruta të stinës. Porcioni i tërshërës ndryshon nga mosha në moshë. Duhet të plotësohet kalorazhi sipas grupmoshave dhe duhet ruajtur raporti karbohidrate, sheqerna, yndyrna. Drithërat zëvendësojnë miellin që përdorej për mualebi, reçeli është bërë pjesë e përgatitjes e vaktit të mbasdites. Keku me gjalpë është hequr, është vetëm një ditë. Kemi hequr vajin e gatimit dhe gjalpin dhe kemi vendosur vaj ulliri të virgjër. Ndryshe nga më parë, është lehtësisht e verifukueshme që sasitë e mishit janë të njëjta. Është shtuar pak më shumë mishi i pulës.

Një herë në jave duhet të ushqehemi me peshk? Pse nuk është pjesë?

Zhaneta Beqiri: Për pamundësinë e ruajtjes, është gjykuar që të hiqet peshku nga menuja. Por yndyrnat e duhur janë menduar të merren nga vaji i ullirit.Vezët janë dyfishuar në sasi përgjatë 5 ditëve.

Menuja pranverë-verë?

Zhaneta Beqiri: I mëshojnë frutave dhe perimeve të stinës. Supat janë të shumta, supa me zarzavate dhe ajo me kungull të verdhë

 (e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb