Në debatin për OSBE është përfshirë dhe analisti Dritan Hila. Me një koment të publikuar në rrjetin social, Facebook, Hila ironizon kërkesën e Koco Kokëdhimës për përzënien e OSBE duke u shprehur që ‘i vemi drunë dhe amerikanëve’.

Shkrimi i plotë i Dritan Hilës në Facebook

“Më duket se OSBE po e tepron duke kërkuar dënime politikanësh për korrupsion. Çfarë të bëjmë? Ti fusim në burg pa faj? Nuk kemi të tillë mor zotërinj. E ka mirë Koço Kokëdhima që do t’iu veje drunë nderkombetareve. Ka zot ky vend. Nuk leme te shije derri e dosa ne. Madje une them se jemi ne rruge të mbare tani qe me votimin pro Palestines ne OKB, i treguam SHBA dhe Izraelit vendin. Ndaj një rrugë e dy punë: I veme drune edhe amerikaneve. Si tha Haxhi Qamili: Sa të kem Kavajën e Laçin, nuk pjerdh per kaurret. Dhe ne Jo vetem Kavajen e Laçin, por dhe Krujen i kemi ne duar te sigurta. Apo e ka thene njeri tjeter kete fjale?”

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: