Përzgjedhja e emrave për çmimin e “Poetit Laureat” ka ngjallur debat. Mosha mbi 45 vjeç e poetëve të nominuar dhe veprat e para 1990-ës, janë vënë në diskutim. Anëtarja e komitetit për zgjedhës, Arlinda Dudaj, tregon kriteret që janë marrë parasysh.
“Çmimi ka dy kritere, karriera dhe promovimi”, tha ajo.

Duke u distancuar nga pozicioni si anëtare e komitetit përzgjedhës, ajo flet si botuese, kur pyetet për çështjen e raportit të shkrimtarëve e poetëve me të shkuarën.
“Në fakt te ne ka munguar debati per veprën e asaj kohe. Të rrallë kanë qenë ata shkrimtarë që kanë folur për frikën e tyre në atë kohë ose qoftë për bindjen e tyre”, tha Dudaj.

Teksa flet për punën e Komitetit përzgjedhës ngritur pranë Qendrës Kombëtare të Librit, thote se poetët nuk janë shmangur me kriterin e kohës kur shkruan.
“Komiteti nuk ka shmangur ata qe shkruan para ‘90 sepse janë përzgjedhur ata që me poezine e tyre kanë bërë epokë. Nuk i kemi gjykuar në atë sens”, vërejti ajo.

Javën e ardhshme, Komiteti do të dalë me listën e shkurtër të pesë poetëve, për ta zgjedhur Laureatin në fillim të muajit nëntor me një mandat dyvjeçar dhe me detyrë promovimin e poezisë shqipe.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb