Përgjigjja e minsitrit të Rindërtimit, Arben Ahmetaj nuk e bindi deputetin Halit Valteri, i cili tha se ishte i gatshëm ta merrte ai projektin e t’i rindërtonte banesat.

Nga ana e tij Ahmetaj e ftoi të shkonin bashkë në kantieret e hapura të rindërtimit dhe të shihnin me çfarë ritmesh po punohet.

Halit Valteri: Mi jepni mua more se i ndërtoj unë. 10 objetje të shembura në Tiranë asnjë i rindërtuar, 50 në Durrës asnjë i rindërtuar po ashtu në Lezhë. Ka kaluar 1 vit a kuptoni! Nuk po vi këtu për shoë, as për të marrë kredo politike dhe as të zihem me Ahmetajn. Dilni jashtë në rrugë dhe shihini çfarë po vuajnë njerëzit se dimri po vjen dhe shqiptarët s’kanë ku fusin kokën. Ju e keni për detyrë t’i mbroni shqiptarët, ju merrni taskat tona, mos ngatërroni detyrën në vend t’i mbroni po i zhvasni shqiptarët.

Arben Ahmetaj: Pranojemi që unë ju kam ftuar të shikoni vetë juve si po punohet. Vetëm më Shijak në nëntor do strehohen 300 familje. Sot janë dy bashki që s’kanë përfituar Kamza dhe Rrogozhina. Ju ftoj të vini me mua të shikoni procesin nga afër.

Halit Valteri: Keni përballë dikë që e ka babain ndërtues, e pyeta mbrëmë dhe më tha që për një shtëpi 1 katëshe duhen 2 apo tre muaj. Nuk është më modeli i Elbasanit që zgjaste 6 muaj. Po të drejtohem, jo se kam ndonjë interes, se unë s’marr tendera nga ju, të kam kërkuar ndihmë për 1 apo 2 raste, t’i i je gjendur pranë atyre, por nga shtysa ime e ke bërë. Ndërtimet ua jepni oligarkëve ju, ky ndoshta është problemi i keni dhënë firmës së Bashës, Monikës, sa u ke dhënë këtyre? Se këta kujtojnë se janë për qejf, po njërëzit po presin aty.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb