Analisti Fatos Lubonja, i ftuar në studion e emisionit “Real Story” në “News 24” ka zhvilluar një debat me nënkryetarin e Bashkisë së Tiranës Arbjan Mazniku për shembjen e Teatrit Kombëtar.

Lubonja tha se nuk duhet të jetë ai që bën debat me Maznikun dhe me të tjerët, por me ta duhet të merret Prokuroria. Ai shtoi se në pushtet është një bandë kriminale, që duhet dërguar në gjyq për maskaradën që kanë bërë me TK dhe thuajse në të gjithë Tiranën.

Ndërsa, nënkryetari i Bashkisë Tiranë Arbjan Mazniku tha se bashkia do të investojë për një godinë më moderne.

Fatos Lubonja: Mos i dilni në mbrojtje krimeve. Duhet të përballeni me prokurorët, jo me mua.

Arbjan Mazniku: Edhe me stadiumin kështu vepruam, edhe me Teatrin njësoj.

Fatos Lubonja: Mos na trego kështu përrallash. Unë jetoj në ndërtesë të 1700 në Firenzes mos na tregoi përralla.

Arbjan Mazniku: Ne po investojmë në cilësinë e Teatrit Kombëtar. Do të kemi ndërtesë të re.

Fatos Lubonja: Për mua cështja duhet të shkojë në gjyq. Unë them se kjo bandë kriminale nuk përfill më as media, as intelektualë, por vetëm vullnetin arrogant të saj, që shfaqet në mënyrën më arrogante tek Edi Rama. Veliaj në intervistë tha se në fillime gjasme kanë thënë për zero ndërtime ndërsa tani ka projekte. Cfarë gënjeshtarësh janë.

Arbjan Mazniku: Ne kemi përcaktuar lartësinë e duhur, volumin, intensitetin. Ne kemi përcaktuar cdo gjë.

Fatos Lubonja: Ashtu? Asnjë plan urbanistik nuk sheh që të ndërtohen këto kulla që ndërtoni ju. Ky është plan kriminal, jo urbanistik.  Kur flasim për plan urbanistik, jam konsultuar me arkitektë italianë. Plani italian thotë se në zonën A, nuk kalohet lartësia e ndërtesave në zonën A dhe kështu veprohet edhe me zonën B. Tek presidenca kanë bërë një kullë aty. Italianët e kanë bërë që të shkojnë me njëra tjetrën ndërtesën dhe jo të bëjnë kulla.

Arbjan Mazniku: Po Milano pse ka ndërtime të larta?

Fatos Lubonja: Jo nuk ka. Në planin italian nuk prishen ndërtimet urbanistike. E dyta ka raport mes ndërtimit dhe hapësirës të gjelbërimit.

Arbjan Mazniku: Po flet për dicka që nuk e kupton.

Fatos Lubonja: Jo nuk po e kupton ti. I bie që një godinë në qendër të Tiranës nuk e bën dot më shumë se 2 kate. Nuk flas për Britaninë që thua, se i ka bërë Boris Johson ato. Nuk më impresionon mua me këto fjalët e bukura. Ore në Tiranë, aty ku jetoj duhet të kem 9 metër katror gjelbërim. Ti i ke pasur, por i prishe për kulla. Në Amerikë jetojnë në shtëpia, ndërsa në katet lart kanë bizneset. Këta shokët e tu pse shkojnë tek Rolling Hills dhe nuk rrinë aty në qendër të Tiranës. Për ju Kinemaja s’paska vlera, tërë vilat në Bllok nuk kishin sipas jush. Për ju ka vlerë vetëm paraja. Këta edhe arkitekturën e kaluar e kanë prishur, disa vila nga e cila shikoje Malin e Dajtit. Nuk shikon dot asgjë tani. Mazniku është rrit duke rrejt. Janë rritur duke rrejt.

Arbjan Mazniku: Se e ke inatin me Edi Ramën ti ka 20 vjet e dinë te gjithë.

Fatos Lubonja: Inati im nuk është personal se po të ishte ashtu do kisha bërë dhe unë pallate si ju. Por sepse tradhtoi të gjitha ato gjëra që kishte premtuar.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb