TIRANË

Debat në studion e “Real Story” në News24 për shifrat e raportuara zyrtarisht të COVID-19 në Shqipëri.

Analisti Fatos Lubonja mendon se janë më të larta, ashtu si gazetari Alfred Lela, ndërsa Skënder Minxhozi mendon se nuk ka të vdekur dhe të infektuar që fshihen.

Minxhozi: Jam dakord me ato që thotë Lubonja për momentin e informimit pandemik. Se nuk mund të ketë komunikata por duhen konferenca. Donald Trump del vetë. Problemi është këtu që ne si gazetarë me profesionin tonë, me burimet tona të informacionit a kemi ndofta ndonjë rast, ndonjë sinjalizim që kryesisht ka ardhur nga rrethet për vatra të vogla. Por a ka raste masive të shpeshta njerëzit që janë sëmurur në shtëpitë e tyre, nuk kanë marrë ndihmën dhe ndoshta dhe kanë vdekur. Kemi raste të tilla? Unë për vete nuk kam parë.

Lubonja: Ku t’i shohësh ne jemi të mbyllur në shtëpi.

Minxhozi: Është e pamundur të fshehësh të vdekurit. Nuk fshihen të vdekurit.

Lubonja: Të vdekurit i fshehu Kina.

Minxhozi: Kina është 1 mld e gjysmë. Është kontinent, por ti je një lugë vend.

Duhet të ketë një provë nuk mund të flitet kështu.

Lubonja: Nuk flitet vetëm për të vdekur, flitet për të sëmurë. Është folur për Shkodrën, për fasonët.

Minxhozi: Ti si njeri publik unë po të pyes këtu, ti ke një rast deri më sot të një personi që nuk ka marrë ndihmën, ka pas shenjat, temperaturë nuk i ka shkuar 127, nuk i kanë marrë tamponë e ka shkuar drejt vdekjes.

Lubonja: Po të them rastin e një mjekeje, që kishte temperaturë deri 39, kishte shumë simptoma por nuk kishte mungesë të frymëmarrjes dhe nuk i kishin shkuar t’i bënin tamponin.

Në Itali vjehrri im ishte me 38.5 në Toscana i mori iu tha jam me temperaturë, të nesërmen shkuan i morën tamponin. Kjo është një diferencë. Unë nuk di, por njerëz me temperaturë mund të ketë të tjerë. Nuk e di a ke kërkuar ti të tjerë.

Minxhozi: Unë nuk kam parë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb