Bashkimi Europian ka reaguar në lidhje me debatin për rindërtimin e shkollës “Sami Frashëri” në kryeqytet. Delegacioni i BE-së në Tiranë përmes një deklarate ka pohuar se ky gjimnaz nuk do të jetë pjesë e programit “EU4Schools”.

Sipas BE-së kjo shkollë nuk do të përfitojë nga mbështetja financiare në kuadër të këtij projekti. Mes të tjerash BE ka publikuar dhe listën e shkollave që do të përfitojnë nga programi “EU4Schools”.

REAGIMI I DELEGACIONIT TË BE

Shkolla “Sami Frashëri” nuk është pjesë e programit “EU4Schools” dhe nuk do të përfitojë nga mbështetja financiare e BE-së për rimëkëmbjen nga tërmeti.

Shkolla nuk është në listën e përfunduar dhe të publikuar të fazës së parë të programit. Po ashtu, nuk është parashikuar ndër institucionet arsimore që do të përfshihen në fazën e dytë. Lista për fazën e parë të programit mund të gjendet në faqen e internetit të UNDP-së, partneri ynë zbatues për programin “EU4Schools”:

https://www.al.undp.org/content/albania/en/home/projects/eu4schools.html

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb