Gjatë debatit mbi situatën në Partinë Demokratike në studion e emisionit “Open”, analisti Fitim Zekthi është përplasur me kreun e zyrës së Komunikimit në PD, Alfred Lela.

Zekthi deklaroi se vendimet e institicioneve duhet të respektohen pasi vetëm në këtë mënyrë shmanget totalitarizmi, ndërsa cilësoi demokratët e Sali Berishës si “bolshevikë”.

Nga ana tjetër Lela i kërkoi Zekthit që të këshillojë grupin parlamentar të PD-së të thërrasë një protestë për të zbuluar se sa qytetarë mund të mbledhin, teksa e cilësoi këtë grupim si “struci që fut kokën në rërë duke bërë sikur realiteti politik nuk ekziston.

Zekthi:

Unë mendoj ndryshe, një vendim institucioni, një parlament, një kuvend kombëtar duhet të respektohen sepse vetëm këto na shpëtojnë nga totalitarizmi i plotë. Kjo është ndarja konceptuale, këta kanë mentalitet bolshevik, nuk kanë ligje e rregulla. Nuk e bëj personale, por ata që më njohin mua e dinë që nuk kam bërë ndonjëherë përdredhje në jetë dhe në qëndrimet e mia. Mund të jem gabim, por kam qenë gjithmonë konsistent, nuk e kam dredhur asnjëherë, nuk e bëj për interesa personale. Një klasë politike që ka 30 vite kërkon të bëjë populizëm, nuk e thajnë dot kënetën këta, janë vetë këneta.

Lela:

Kemi bërë 5 herë zgjedhje që nga shtatori, si është bolshevike partia? Këshilloji këta njerëz të thërrasin një protestë për të parë sa njerëz do mbledhin në shesh, parti janë po njerëz s’kanë. Ai është vetëm me dy të tjerë. Përdor terma sa të duash, struci me kokën në rërë duke bërë sikur ky realitet politik nuk ekziston. Kjo është opozitë e re.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: