Nënkryetari i bashkisë së Tiranës Arbian Mazniku, i ftuar në studion e emisionit “Open” në News24 ka folur në lidhje me fushatën elektorale në kuadër të zgjedhjeve të 14 majit sa i përket kryeqytetit.

Sipas tij trafiku është sfida më e madhe e Tiranës, por shtoi se kush thotë se e zgjidh trafikun gënjen, pasi ky problem vetëm mund të lehtësohet.

“Trafiku është sfida më e madhe e Tiranës. Çështja është diskutuar gjerësisht, por për të thënë të vërtetën nuk do zgjidhet, por do lehtësohet. Këtë sfidë nuk e ka zgjidhur asnjë qytet i madh që ka jetë dhe zhvillim. Sot që flasim Milano ka trafik, Parisi ka trafik, etj. Qytetet e mëdha kanë këtë problem. Ka nevojë të lehtësohet. Do trajtojmë infrastrukturën rrugore. Me unazën e re do ketë një farë lehtësimi. Kjo do sjellë uljen e trafikut. Për ne është e rëndësishme demokracia e rrugës. Ne duhet që hapësirën e rrugës t’ua racionalizojmë grupimeve që përdorin rrugën. Kush thotë se e zgjidh trafikun gënjen”, tha ai.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: