Në emisionin e sotëm të “Studio e Hapur” në News24, po debatohet në lidhje me shembjen e Teatrit Kombëtar.

Sociologu Ergys Mërtiri ka debatuar me aktoren Ema Andrea në lidhje me hezitimin e artistëve për t’i bërë ballë ndalimit të projekt-ligjit, shkruan BalkanWeb

Ergys Mërtiri: Juve nuk ju kam parë asnjëherë aty?

Ema Andrea: Si nuk më keni parë, unë kam zhvilluar protestën time. Dhe mos e kthejmë në personale. Meqë është rasti duhet t’i shohim gjërat me themel

Ergys Mërtiri: Ajo që duhet të bëjmë është solidaritet i madh, i të gjithëve, aktorë, artistë e qytetarë. Unë kam shkruar se nuk kam parë artistët aty, veç Arben Derhemin, Robert Ndrenikën. Shoh artistë që janë kapur nga Rama. Se po mos kapte disa aktorë, ka parë përgjumjen dhe hezitimin e artistëve prandaj projekt-ligji ka shkuar deri në parlament. Më keni zhgënjyer ju artistët. Shoh mungesë të plotë prononcimi.

Ema Andrea: Jam artiste e lirë jo pjesë e teatrit, por bashkohem me kolegët e mi.  Për sa mundem të gjykoj është i nxituar, dhe ngre shumë pikëpyetje artistike, qytetare apo edhe ligjore.

Në këtë ditë që duhet të flasim me ultimatume, sot po flasim për institucion kombëtar, a ka vërtetë parametrat e duhur?

Artistët e TK janë të përkohshëm. Nga statusi ai nuk është teatri që ne pretendojmë sot. Ne kemi mbërritur në këtë akt final, që është prishja e tij.

Ne kemi mbërritur në ultimatumet në këtë dialog. Shqiptarët kanë humbur besimin. Janë me ne, na pyesin por kanë humbur besimin në ndryshim, se zëri i tyre në protestë do të bëjë gjë”.

 

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: