Pandemia dhe vaksinat, kanë prodhuar një debat mes analistit Arjan Vasjari dhe kandidatit për deputet të PD, Enkelejd Alibeaj, në studion e emisionit “Real Story”.

Vasjari, tha se Partia Demokratike duhet të kishte një qasje apolitike ndaj pandemisë, pasi me denoncimet e bëra po përhap panik tek njerëzit. Nga krahu tjetër, Alibeaj pretendoi se vaksinat e mbërritura në Shqipëri janë kontrabandë dhe nuk i dihet origjina.

Arjan Vasjari: Do të doja që opozita të kishte një qasje apolitike ndaj pandemisë. Mundet që më datë 26 të jeni ju në pushtet. Po bëj thirrje modeste dhe po them, mundet që më datë 26 të jeni në pushtet dhe të jeni të sigurt që Pfizer, Modernën, mund të mos e keni. Edhe ju mund të vërtiteni tek AstraZeneca, kinezët.

Enkelejd Alibeaj: Problemi nuk është që ka ardhur vaksina, por njerëzit duhet të dinë për garancinë.

Arjan Vasjari: Është në kufijtë e të pamundurës që një qeveri të fusë vaksina kontrabandë. Ne ngremë një pikëpyetje tjetër, por jo këtë. Një qasje të ndryshme dhe humane do ju bënte mirë dhe në terma elektoral. Ju nuk mund të thoni që i fusnin kontrabandë, pasi shkaktoni shumë panik.

Enkelejd Alibeaj: Fakti është i tillë.

Arjan Vasjari: Unë kam qasje të paanshme, pjesa e politikës nuk më intereson fare.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb