PAA ka reaguar përmes një deklarate për mediat lidhur me debatin për zgjerimin me 12 milje të vijës detare të Greqisë.

Në deklaratë PAA akuzon kryeministrin Rama se me mungesën e tij të Transparencës dhe Përgjegjësisë për marrëveshjen e detit me Greqinë, duke e përҫarë qëndrimin unanim të shqiptarëve po i krijon kosto të mëdha vendit.

“Pas njoftimit në parlament të Kryeministrit grek për zgjerim e vijës së tyre bregdetare drejt Shqipërisë me 12 milje shtesë, Rama duhet të kërkonte urgjent mbledhjen e Kuvendit të Shqipërisëdhe me përgjegjësi kushtetuese maksimale duhet të sqarojë dhe garantojë shqiptarët se ky veprim i palës greke nuk cënon asnjë centimeter të së drejtës territoriale tëShqipërisë.

Garancia reale e mbrojtjes së të drejtave tona do të jetë marrëveshja përfundimtare për detin me Greqinë.

Thirrja e Këshillit të Sigurimit Kombëtar është e domosdoshme. Bazuar mbi materialet studimore e ligjore të shqyrtura në këtë Këshill, Rama nga Kuvendi i Shqipërisë duhet të bënte sqarimin ligjorpër deputetët dhe për popullin shqiptar.” thuhet ne deklarate.

Deklarata e plotë:

Ndërsa kryeminstri grek Mitsotakis njoftoi zyrtarisht në parlament zgjerimin e vijës detare të Greqisë edhe 12 milje drejt Shqipërisë, ndërsa parlamenti grek votoi në mënyrë unanime dhe me brohoritje krenare këtë sukses të qeverisë greke, Rama nëmënyrë spontane me një komunikim aspak zyrtar nëpërmjet rrjeteve sociale plot ironi dhe cinzëm me opozitën dhe kritikët për pa përgjegjshmërinë e tij, jo vetëm që nuk bën transparencën e duhur por i hedh benzinë zjarrit të debateve publike në Shqipëri.

Ndërsa parlamenti i Greqisë është në punë dhe brohoret unanimisht për një fitore të Greqisë, parlamenti i Shqipërisë vazhdon pushimet ndoshta edhe brenda vijës së re bregdetare të Greqisë.

Rama me mungesën e tij të Transparencës dhe Përgjegjësisë për marrëveshjen e detit me Greqinë, duke e përҫarë qëndrimin unanim të shqiptarëve po i krijon kosto të mëdha vendit.

Rama në vend që të synojë unifikimin e qëndrimit politik të Tiranës zyrtare për një zgjidhje përfundimtare të marrëveshjes të zvarritur 11 vite për detin, përҫan dhe ironizon opozitën dhe ҫdo oponent të tij për këtë rast.

Pas njoftimit në parlament të Kryeministrit grek për zgjerim e vijës së tyre bregdetare drejt Shqipërisë me 12 milje shtesë, Rama duhet të kërkonte urgjent mbledhjen e Kuvendit të Shqipërisëdhe me përgjegjësi kushtetuese maksimale duhet të sqarojë dhe garantojë shqiptarët se ky veprim i palës greke nuk cënon asnjë centimeter të së drejtës territoriale tëShqipërisë.

Garancia reale e mbrojtjes së të drejtave tona do të jetë marrëveshja përfundimtare për detin me Greqinë.

Thirrja e Këshillit të Sigurimit Kombëtar është e domosdoshme. Bazuar mbi materialet studimore e ligjore të shqyrtura në këtë Këshill, Rama nga Kuvendi i Shqipërisë duhet të bënte sqarimin ligjorpër deputetët dhe për popullin shqiptar.

Kuvendi i Shqipërisë duhet të miratojë një rezolutë si forma më e lartë e shprehjes së vullnetit të Shqipërisë për mbrojtjen dhe respektimin e kufijve detar dhe për arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare për kufirin detar me Greqinë, siҫ po bëjnë Greqia, Egjipti dhe Italia me vendet e tjera kufitare.

PAA vlerëson se marrëdhëniet me Greqinë por edhe me ҫdo vend tjetër kufitar duhet të synojnë të eleminojnë krizat e panevojshme vetëm duke u bazuar mbi të drejtat ndërkombëtare dhe respektimin reciprok të të gjitha të drejtave, ku “të drejtat për detin” të pa qartësuara dhe të pa miratuara në nivel dy dhe shumë palësh krijojnë premisa për grindje dhe konflikte të përsëritura siҫ po ndodh aktualisht në Mesdhe.

Vendet dhe rajonet ndërkufitare zhvillohen më mirë dhe shumë kur ata bazohen tek fqinjësia e mirë, kur eleminojnë barrierat dhe rrëzojnë muret e së shkuarës, si edhe kur bashkëpunojnë sinqerisht për paqen dhe prosperitetin e popujve të tyre dhe të gjithë rajonit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb