Deputetët e opozitës janë shprehur kundër procedurës që u ndodh në Kuvend për votimin.

Gjatë fjalës së tij deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili tha se votimi bëhet pas diskutimit në parim.

“Pasi ju referuat se në Konferenca e Kryetareve keni vendosur votimin, a është në fuqi më neni 74? Drejtuesi i seancës deklaron kohën kur kuvendi do të vendosë përmes votimit, pas diskutimit në parim. Kërkoj prononcimin tuaj dhe të kryetarëve të grupeve marrin kurajon e marrë për këtë gjë. nëse nuk është kështu, tërhiqem publikisht.”, tha Vasili. Ndërkohë, Nikolla tha se nuk është ndryshuar asnjë procedurë, por orari i votimit ishte caktuar në Konferencën e Kryetarëve.

“Edhe drejtuesja, zëvendëskryetarja bëri njoftimin e saj dhe ju tha se kur do të bëhet procesi i votimit, dhe përcaktoi orën 18:00. ne kryejmë procesin e votimit në 18:30 sipas dakordësisë në Konferencën e Kryetarëve. Çështjen tuaj do e diskutojmë dhe në Konferencë. S’ka ndryshim të rregullores.”, tha kryeparlamentarja.

Ndërkohë, deputeti i PD-së, Edmond Spaho tha se ky ishte një turp, fakti që votohej para se të flisnin deputetët.

“Nënkryetarja e Kuvendit orën e votimit e cakton në përputhej të rregullores. Pra, pas përfundimit të diskutimit. Ajo ka gabuar, ka shkelur rregulloren. Për ça do flasë unë kur çështja është votuar. Do rrah ujin në havanë aty?! Turp! S’ndodh kjo në asnjë parlament, edhe në vendin më të pazhvilluar.”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: