TIRANË

Aktivisti Zirkon Disha teksa po filmonte godinën e kryeministrisë  është përplasur me një nga punonjësit e gardës së Republikës.

Ky i fundit i është afruar aktivistit ndërsa i kërkon shpjegime dhe arsyen se pse po filmonte drejt godinës. Pas debateve mes tyre, punonjësi i gardës i është afruar dhe me forcë ia merr telefonin, ndërsa nuk ka kursyer as kërcënimet  për aktivistin Zirkon Disha.

Aktivisti tregon edhe arsyen se pse po filmonte godinën e kryeministrisë. Sipas tij, kjo video ishte një revoltë e tij personale pas largimit të Shqiponjës nga vendi me të njëjtin emër. Pas këtij debati, aktivisti tregon se pas konsultimit me punonjësit e policisë së Rendit, atij i është komunikuar se nuk ka thyer asnjë rregull.

Debati mes tyre:

Punonjësi i gardës: Fike pak celularin

Disha: Për Çfarë?
Punonjësi i gardës: Nga kush  je ti që po filmon?
Disha: Unë jam qytetar
Punjonjësi i gardës: Kë po filmon?
Disha: Filmoj çfarë të dua. Është hapësirë publike
Punonjësi i gardës: Nuk është hapësirë publike, është zonë e kufizuar.
Disha: Nuk ka asnjë shenjë zotëri, më thuaj ku është shenja që unë ta heq. Më thuaj kush je, prezantohu.
Punonjësi i gardës: Jam shërbimi i gardës, nuk lejohet këtu se këtu është kryeministria dhe Kuvendi.
Disha: E pastaj, ku është e shkruar e thënë ku ka shënjë? Unë në rrugë publike jam, në bulevard. Është  bulevardi “Dëshmorët e Kombit”.
Punonjësi i gardës: Ma hiq telefonin tani.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb