TIRANE- Policia e Rrugore e Tiranës vijon kontrollet në kryeqytet për penalizimin e shoferëve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor. Duke qenë edhe fundjavë, policët kanë kontrolluar shoferët nëse e drejtonin apo jo mjetin në gjendje të dehur.

Mes atyre që iu nënshtruan kontrollit ishte edhe një qytetar që u habit kur nga testi rezultoi të kishte konsumuar alkool në masën 0.10 mg/l. Ai debatoi me policin duke i treguar se kishte konsumuar vetëm një gotë verë dhe se sa ishte çuar nga lokali.

Por justifikimi nuk i mjaftoi këtij të fundit. Ai e ftoi shoferin të dilte nga mjeti, i cili më pas iu nënshtrua edhe kontrollit.

BISEDA E PLOTË MES TYRE

Polici: Ju keni konsumuar pak alkool, por jeni nën limitet e konsumimit të alkoolit, Ju këshillojmë që gjatë drejtimit të automjetit mos të konsumoni më alkool

Shoferi: Sa e piva një gotë verë…tani sa u çova imagjino

Polici: Mund ta fikësh pak mjetin të lutem, t’i bëjmë edhe një kontroll

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb