Eksperti i çështjeve ndërkombëtare, Ledion Krisafi, duke komentuar debatin mes Donald Trump dhe Kamala Harris, tha se do të jetë vendimtar për zgjedhjet presidenciale në SHBA.
Në emisionin “Open” në News24, tha se Harris ka një problem në komunikimin me publikun dhe me debatin. Në këtë kuadër ai solli në vëmendje debatin e 4 viteve më parë, në garën e nominimit të kandidatëve demokratë për President, për të cilën tha se bëri një paraqitje skandaloze.
“Ky është debati i Harris për ta fituar, i duhet të bindë ata që nuk e njohin. Harris edhe në një intervistë që ka dhënë, e cila zgjati jo më shumë se 8 minuta, nuk arriti të bindë, t’i japë përgjigje pyetjeve për të cilat amerikanët duan të dëgjojnë.
Në anën tjetër duhet të kini parasysh se Harris si zv.Presidente e administratës Biden, mban mbi supe dështimet e kësaj administrate”, tha Krisafi.