Debatik Curri u ka premtuar tifozëve kuqezi se Shqipëria do të jetë në kampionatin Evropian “Francë 2016”. Mesfushori i kombëtares shqiptare, i cili këtë sezon mbron ngjyrat e Tiranës, ka dhënë një intervistë për “KosovaPress”, ku mes tjerash ka folur edhe për kombëtaren shqiptare dhe sfidën e radhës kundër Armenisë, që zhvillohet më 29 mars.

“Është një ndeshje shumë e rëndësishme, një nga më të rëndësishmet e këtij sezoni dhe besoj se me fitoren me Armeninë, rrisim shanset që të shkojmë në Francë. Besoj se do të fitojmë patjetër ndaj Armenisë. Mendoj se pavarësisht faktit që kemi shumë elementë të rinj të grup, jemi një ekip shumë i mirë. Kemi potencial ta përfaqësojmë Shqipërinë në Francë dhe do të bëjmë çmos për ta arritur këtë objektiv”, ka theksuar Curri.

(d.d/j.s/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: