Një sherr mes dy burrave është shënuar në një restorant të Atlantas në SHBA. Në video fillimisht shihen dy gra, duke debatuar me një burrë që rri i ulur pranë banakut.

Më pas, aty shfaqet punonjësi i lokalit, që nis të grushtojë me sa fuqi kishte klientin.

Ky i fundit nga goditjet e shumta përfundon i shtrirë në tokë.

Pamjet kanë marrë mijëra pëlqime dhe shpërndarje në rrjete sociale dhe të gjithë komplimentojnë punonjësin për reagimin e treguar dhe për fatin se ai i erdhi në ndihmë vajzave.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb