KOSOVË

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, këtë të hënë do merret në pyetje nga Komisioni Hetimor Parlamentar për  rastin e dëbimit të gjashtë shtetasve turq në marsin e vitit të kaluar, të cilët akuzohen nga Turqia si mbështetës të Fetullah Gylenit. Seanca e marrjes në pyetje për presidentin do të nisë rreth orës 13:00 në një nga sallat e Kuvendit.

Më parë ka dëshmuar edhe kryeministri, Ramush Haradinaj si dhe disa ish-ministra, funksionarë të lartë shtetërorë.

Ky veprim shkaktoi reagime të forta dhe akuza mes palëve politike, ndërsa Presidenti Rexhep Taip Erdogan përcolli mesazh falënderimi për presidentin e Kosovës.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb