GREQI – Ashpërsohen tonet mes Greqisë e Rusisë, pas dëbimit të dy diplomatëve të ambasadës greke në Rusi. Përmes një deklarate zyrtare, ministria e jashtme greke thekson se si një vend paqësor e sovran Greqia kërkon respekt dhe barazi të marrëdhënieve me çdo palë të tretë,përfshi këtu edhe Rusinë, e cilas sipas ministrisë greke duket se nuk është në gjendje të kuptojë pozicionet parimore të politikës së jashtme greke.
“Rusia duket se nuk është në gjendje të kuptojë pozicionet parimore të politikës së jashtme greke. Ajo duket se po distancohet nga pozicionet që i përshtaten nivelit të miqësisë dhe bashkëpunimit që ka karakterizuar marrëdhëniet greko-ruse për të kaluarën. Duket se nuk kupton se Greqia ka interesat dhe kriteret e veta në politikën ndërkombëtare”- thuhet në dekaratë.
Në vijim ministria e jashtme greke e konsideron arbitrar vendimin e Rusisë për të dëbuar diplomatët dhe të pabazuar në asnjë provë.

“Ne duam t’u kujtojmë miqve tanë rusë se asnjë vend në botë nuk do të tolerojë përpjekjet për të marrë a) ryshfet zyrtarët shtetëror, b) të minojë politikën e saj të jashtme, dhe c) të ndërhyjë në punët e brendshme. Greqia mori masat vetëm pas dokumentimit të provave të prekshme inkriminuese. Për më tepër, Greqia nuk ndërhyri ose nuk u përpoq të ndërhynte në punët e brendshme të Rusisë. Është e qartë se ka disa rusë – për fat të mirë pak – që mendojnë se mund të veprojnë në Greqi pa respektuar ligjet dhe rregulloret dhe madje të bëjnë kërcënime. Miqësia midis Greqisë dhe Rusisë dikton që mendimet e tilla duhet të braktisen dhe jo anasjelltas”- thuhet ne deklarate.
“Së fundmi, në lidhje me masat arbitrare të marra nga udhëheqja e Ministrisë ruse të Punëve të Jashtme, Greqia do të përgjigjet me durim dhe me lehtësi”. – thuhet në përfundim të deklaratës së ministrisë së jashtme greke.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb