Ish-ministri në kohën e PD-së, Genc Pollo ka reaguar në lidhje me vendimin e qeverisë shqiptare, për shpalljen ‘non grata’ të Sekretarit të Dytë të ambasadës ruse në Tiranë Alexey Krivosheev, me pretendimin se ka shkelur rregullat anti-covid.

Sipas Pollos, se për shkeljet e rregullave gjobisin, ndërsa vetë nuk kapen në shkelje, nuk i hyn gjemb në këmbë.

“Për shkelje të rregullave anti Covid gjobisin e ndalojnë qindra vetë; madje gjejnë edhe ndonjë diplomat për t’a bërë shembull. Po kur qeveritares në krye të komitetit anti Covid edhe mbasi kapet në shkelje të rregullave nuk i hyn gjemb në këmbë!
#DopiomoraliRilindist
#25PrilNdryshim”, shkruan Pollo.

  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb