Avokati Spartak Ngjela deklaroi se dëbimi i diplomatit rus Alexey Krivosheev nga vendi ynë ishte një pretekst për faktin se ai kishte shkelur masat anti-covid.

I ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në ‘News24’ Ngjela pohoi se duhet të investigohet akoma më shumë për faktin se kush ishte ky diplomat dhe sa i rëndësishëm ishte ai, ndërsa kjo do të shihet dhe nga reagimi i Moskës zyrtare. Sipas Ngjelës, ky vendim i Tiranës zyrtare, ishte i pritshëm pas ardhjes në pushtet të presidentit amerikan Jeo Biden. Sipas Ngjelës, Rama shkoi në Turqi nga frika e Uashingtonit.

“Thyerja e masave anti-covid, pretekst për dëbimin e diplomatit rus. Shkakun e vërtet nuk e dimë. Marrëdhëniet Shqipëri-Rusi do të acarohen. Deri në çastet që ishte Trump president, marrëdhëniet e Rusisë me ballkanin perëndimor kishin marrë hov. Edhe korrupsioni shqiptar atje e kishte shpresën. Gazetaria duhet të investigojë se kush është ky person. Ne kemi një fakt se ata e kanë hequr për një çështje COVID. këto janë fakte të pakundërshtuara. Se kush është ky person, se dimë. Politika ruse ka qenë aktive, ka fakte që ka paguar edhe mediat. Kam fakte. Tani që ka ndryshuar politika amerikane. Duhet parë në të drejtën ndërkombëtare. Emrat i japin pak me vonesë, por ai jepet. Tani që kanë dhënë emrin, do interesohem dhe të shoh se kush është ai. S’mund të jetë njeri i zakonshëm, duhet të jetë i rëndësishëm. Kuptohet se ka qenë njeri i rëndësishëm. Sa më i ashpër të jetë nga Moska reagimi, aq më i rëndësishëm ka qenë ky. Aq më rëndë ka punuar kundër interesit kombëtar këtu. Pas ardhjes së presidentit Biden në Amerikë, këto reagime priteshin. Analiza që bëra unë provon këtë që them. Kush është ky njeri, se di! Duhet të dimë se nga vjen dhe ku ka qenë me shërbim. Është njeri me rëndësi. Rusia ka bërë një test të Ramës, që do vejë tek Erdogan apo tek kompania?! E ka provokuar. Rama nuk ka kurajon që t’i thotë ‘po’. Ka ndodhur ndryshim në politikën amerikane. Këto vijnë si pasojë e kësaj. Ky yni nuk do të dalë kundër Uashingtonit. Politika ruse ishte prezentë se u dobësua politika amerikane. E tashmë mbaroi loja. Rama e kupton kaq gjë. Në Turqi Ramën e ka çuar frika e Uashingtonit, se shkoi pas fitores së Biden. Janë naivitete, s’mund të sfumohet politika amerikane në Tiranë. Nëse e ka bërë për të fituar diçka ekonomike, do e shohim hap pas hapi. Edhe Turqia është e trembur nga Biden. Biden ka thënë; ‘Do rrëzojmë Erdogan’. Këto janë politike. Rama bën politikë se është i kërcënuar. Rama kërcënohet nga reforma në drejtësi. Se çfarë kërkon ai, këto do ta shohim hap pas hapi. Shpesh herë gjërat behën nga një pozicion i nivelit të ulët, që nuk ta kap dot logjika. Të tremburit bëjnë politika c’orientuese. Shenjat janë që ambasadorja flet hapur, atëherë që lufta ndaj korrupsionit do të vazhdojë. Të gjitha këto krijojnë frikëra. Se di për çfarë ka shkuar Rama në Turqi, por ka tension të brendshëm në politikë. Politika e Uashingtonit drejt Tiranës do të jetë shumë e fortë, që do të jetë lufta antikorrupsion me konkretizimin e SPAK. Po presim deklarimin e politikës amerikane se çfarë do të bëhet me BKH-në.”, tha Ngjela.

Duke u ndalur tek padia e PD-së në SPAK për tenderin e maskave në Ministrinë e Mbrojtjes, Ngjela tha se nuk vlen, pasi është akuzë politike. Sipas tij SPAK do e mbyllë si çështje, pasi denoncimi nga qenë nga PD.

“Kush e bëri padinë?! PD? Nuk vlen, pasi është padi politike. SPAK nuk merret me padi politike, pasi do e mbyll. Mua më intereson paditë që do të ngrejë SPAK për pronat e këtyre. “Ku i keni gjetur këto prona?!”, kjo është pyetja.”, pohoi ai.

Teksa u pyet në lidhje me atë çka beson nëse mendon se do të ketë rrotacion pushteti apo mandat të tretë për Ramën, Ngjela tha se më këtë situatë ku është PD, e ka të vështirë që të fitojë. “Rama ka luajtur që mban Saliun si gogol për të fituar zgjedhjet. PD nuk e bëri dot pastrimin për të nxjerrë figura të reja, koka. Me këto figura nuk e mund dot këtë mandat. Janë të konsumuar. Janë rrëzuar në 13-ën. Nuk kanë bërë asgjë të plotë. Nëse ka përballë figura të reja, me besim, Rama mund të humbasë”, përfundoi analizën e tij Ngjela.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb