TIRANË

Ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha ka reaguar pas vendimit të qeverisë shqiptare për dëbimin e ambasadorit të Iranit si dhe një zyrtari tjetër, pasi ata po tentoni të kryenin veprime të papajtueshme me statusin e tyre diplomatik.

Përmes një statusi në rrjetin social “Facebook”, Berisha përshëndet vendimi duke e quajtur të drejtë, por shumë të vonuar nga autoritetet shqiptare.

“Largimi i diplomateve iranian, vendim i drejte por i vonuar!Te dashur miq, nga mediat mesohet se qeveria ka vendosur te largoje ambasadorin dhe nje diplomat tjeter iranian.

Ky vendim vjen pas nje veprimtarie te rrezikshme, komplotiste, te papajtueshme me statusin e tyre diplomatik ne drejtim te muxhahedinve iranian qe jetojne si azilant politik ne vendin tone dhe qe jane kundershtar te vendosur te rregjimit teokratik te ajetullahve. Ne kete kontekst mund te thuhet se largimi i tyre eshte plotesisht i motivuar por dhe i vonuar. Sb”, shkruan Berisha.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb