TIRANË – Mungesa e energjisë elektrike ka bërë që disa familje të zonës së Institutit, debitore në OSHEE, të dalin në një protestë dhe të bllokojnë rrugën që të çon në Kamzë. Ata kërjonë vendosjen e matësave individualë në godinat ku banojnë dhe jo kolektivë.

Për shkak të kaosit që krijuan me trafikun, policia ka shoqëruar në Komisariat, organizatorë të kësaj protestë: Agron Brebija, Bledar dhe Hamza Mehmetaj. Po ashtu, edhe Dalin Matoshin.

Protestuesit janë pjesë e 537 familjeve në këtë zonë, që i detyrohen OSHEE-s, 142 milionë lekë për energjinë e konsumuar dhe të papaguar prej një kohe të gjatë. Në vitin 2013, këtyre familjeve iu fshinë borxhet e mëparshme të energjisë e duke nisur nga 1 janari 2014, duhej të nisnin të paguanin, sipas sahatëve që iu vunë në godina. Por, ata vazhduan të akumulojnë borxhet.

(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb