Pas shendimit të Rusisë për të dëbuar ambasadorin e Estonisë nga vendi, Talini i është përgjigjur duke bërë të njëjtën gjë.

Estonia lajmëroi dëbimin e ambasadorit Rus në Talin, duke argumentuar se marrëdhëniet diplomatike mes dy vendeve janë shkatërruar.

“Molla e sherrit” ka qenë mbështetja e Estonisë ndaj Ukrainës dhe zhvillimi i takimit mes 11 vendeve anëtare të NATO-s në Talin, për të diskutuar agresionin rus.

Vendimi i Estonisë është përshëndetur dhe nga Lituania, e cila në një shfaqje solidariteti me fqinjin e saj baltik, njoftoi se do të ulë marrëdhëniet diplomatike me Moskën që nga 24 shkurti, datë që shënon dhe 1 vjetorin e luftës së Rusisë në Ukrainë.

Ministria e Jashtme ruse thirri ambasadorin e Estonisë Margus Laidre dhe e urdhëroi atë të largohej nga vendi deri më 7 shkurt, hera e parë që dëbon një ambasador të një vendi të BE-së që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës.

Si kundër përgjigje, ministri i jashtëm estonez Urmas Reinsalu tha se ambasadori rus do të largohet, në përputhje me “parimin e barazisë”.

Estonia ka treguar mbështetjen e saj ndaj Ukrainës, që në fillimin e luftës vitin e shkuar, ku në tetor e ka shpallur Rusinë si një “regjim terrorist”.

Kujtojmë që Estonia ka qenë pjesë e Bashkimit Sovjetik, por prej vitesh ka pasur marrëdhënie të vështira me Rusinë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: