Temperaturat e ulëta kanë përfshirë mbarë vendin, ndërsa dëbora ka mbuluar zonat malore të vendit. Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton nga komunikimi me specialistët e Drejtorive të Rajoneve, rezulton se situata në akset kombëtare paraqitet normale.

Sipas Drejtorive kjo situatë është:

Në Rajonin Verior Shkodër: Në të gjitha akset kryesore të këtij Rajoni nuk ka probleme me qarkullimin e mjeteve. Nga ana e kontraktorëve vazhdon puna për pastrimin e akseve dhe kriposjen e tyre, për shkak të ngricave nga temperaturat e ulëta. Rekomandohen përdoruesit e rrugës të bëjnë kujdes, sidomos në orët e natës dhe orët e para të mëngjesit.

Në Rajonin Qëndror Tiranë:
Nuk ka probleme për qarkullimin në gjitha akset e këtij Rajoni. Vazhdon puna për pastrimin dhe kriposjen e akseve ku ka prani ngicash. Aksi Elbasan – Librazhd – Qafë Thanë kalohet normalisht. Të gjithë kontraktorët janë në gadishmëri.

Në Rajonin Jugor Gjirokastër: Nuk ka probleme per qarkullimin e mjeteve. Në akset e Korçës qarkullimi i mjeteve është normal. Me zinxhirë qarkullohet vetëm në aksin Boboshticë – Dardhë.

Bashkëngjitur tabela me gjendjen e akseve sipas qarqeve

[embeddoc url=”https://www.balkanweb.com/site/wp-content/uploads/2016/01/Buletini-ARRSH-për-kalueshmërinë-në-akset-kombëtare-sipas-qarqeve.docx” viewer=”microsoft”]

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: