Probleme me dëborën edhe në juglindje të vendit. Prej 14 ditësh banorët e fshatit Panarit në Korçë janë bllokuar për shkak të reshjeve të dendura të borës.

Gazetarja Lorena Kodra raporton për “BalkanWeb” se në këtë fshat banojnë rreth 200 banorë, të cilët prej dy javësh ndodhen të izoluar nga pjesa tjetër e kësaj zone pasi rruga Shtyllë-Panarit është e bllokuar.

 

 

Mësohet se reshjet e fundit janë shtuar trashësinë e dëborës, në 1 metër, duke bërë kështu të pamundur ndërhyrjen për hapjen e rrugës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb