KUKES– Kreu i Bashkisë së Kukësit, Bashkim Shehu, ka mbledhur sot në një takim administratorët e njësisë. Nisur nga situata e krijuar si pasojë e reshjeve të dëborës dhe ngricave në rrugë pas uljes së ndjeshme të temperaturave, Shehu ka kërkuar angazhimin e të gjithë strukturave për të normalizuar situatën.

Kreu i bashkisë së Kukësit u ka drejtuar vërejtje administratorëve, të cilët nuk janë angazhuar për të patur nën kontroll situatën.

“Vetëm 3 vetë kanë punuar, të tjerët kanë fjetur gjumë. Keni rënë rehat, disa nuk ishin sot në terren”, tha Shehu.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: