Gjatë mesditës së të shtunës një pjesë e madhe e Qarkut të Elbasanit është mbuluar nga dëbora.

Fillimisht dëbora mbuloi zonat malore të Rrethit të Librazhdit dhe qytetet Librazhd e Prrenjas. Ndërsa që nga ora 10:00 dëbora filloi të bjerë me intensitet edhe në qytetin e Elbasanit ku në mesditë ka mbuluar me një trashësi të hollë edhe qendrën e këtij qyteti.

Ndërkohē në fshatrat malorë trashësia shkon 20-30-45 cm, në Qafë Thanë trashësia ka arritur deri 15-20 cm.

Akset e prekura nga dëbora janë Elbasan – Qafë Thanë, në Qafë Thanë dhe aksi Librazhd-Sterblevë ku nga Klenja në Zgosht qarkullimi kryhet me zinxhirë. Nga firmat kontraktuese sipas burimeve zyrtare janë marrë masat për normalizimin e situatës duke përdorur kripë e skorie. Qarkullimi nuk është ndërprerë në këto akse dhe vijon normalisht.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: