Moti i keq dhe reshjet e dëborës kanë paralizuar qarkun e Dibrës. Gazetari Enver Doçi ka bërë me dije për BalkanWeb se më problematike situata është në njësitë e thella të Dibrës si në Lurë, Ostren, Kalaja e Dodës, etjr.. Lura prej 3 ditësh rezulton e bllokuar dhe nuk komunikon me bashkinë e Dibrës, por nga Rrësheni, për shkak se dëbora ka arritur deri në 50 cm.

Ka pasur probleme edhe me energjinë elektrike në disa zona të Dibrës. Sakaq mbrëmjen e djeshme edhe spitali i Bulqizës  dhe lagjja e vjetër ka qëndruar ka energji elektrike.

Rruga e Arbrit ka pasur rrëshqitje dheu, ndërsa edhe sot makinat kanë mbetur të bllokuara herë pas herë, por dy borëpastruese janë në terren dhe po punojnë për hapjen e rrugës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: