Dardha në këto ditë festash dhe pushimi është shndërruar në një nga destinacionet e preferuara të turistëve nga e gjithë Shqipëria edhe për faktin se së fundmi është përfshirë nga reshjet e dëborës.

Prenotimet në këtë fshat kanë qenë 100% nga turistët të cilët kanë zënë të gjitha kapacitetet akomoduese për të shijuar këto ditë pushimi nën peizazhin e bukur që të fal Dardha e veshur me petkun e bardhë të dëborës.

Pavarësisht reshjeve në këtë zonë nuk ka pasur problematika pasi për rrugët është kujdesur që të pastrohen dhe kriposen në mënyrë që mos ketë pengesa për mjetet.

Turistët përveç të fundjavës kanë prenotuar edhe të hënën dhe të martën ditë pushimi edhe me to për shkak të festave.
Një tjetër fshat i prenotuar i gjithi është edhe Voskopoja pavarësisht se në të nuk ka rënë dëborë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: