Kanë vijuar gjatë gjithë natës reshjet intensive të dëborës në gjithë qarkun e Korçës.

Sipas informacioneve mësohet se trashësia e dëborës ka arritur 30 cm në Dardhë duke filluar nga km i 7 e në vazhdim, 30-40 km Panariti dhe 10 cm në Voskopojë.
Problematikat e para janë krijuar pikërisht në këtë të fundit ku jo më larg se mbrëmë për shkak të reshjeve intensive 4 mjete janë bllokuar në afërsi të këtij fshati, është dashur ndërhyrja e borëpastruesve për të bërë të mundur kalueshmërinë normale të mjeteve.

Në terren kanë zbritur mjetet borëpastruese dhe po bëjnë të mundur pastrimin dhe hedhjen e kripës ndërkohë që apelohet për drejtuesit e mjeteve të bëjnë kujdes në lëvizje dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore, sakaq këshillohet reduktimi i shpejtësisë pajisje me zinxhirë dhe goma dimërore në akset problematike.

Gjithashtu situata është problematike edhe sa i përket energjisë elektrike. Disa fshatra në Maliq dhe njësisë administrative të Dardhës nuk kanë energji elektrike.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb