Qyteti juglindor i Korçës është “zgjuar” ditën e sotme i mbulua nga dëbora dhe lagështira. Prej orëve të para të mëngjesit, Qarku i Korçës është përfshirë nga reshjet e dëborës.

Reshje më intensive të dëborës ka në zonat e Ersekës dhe fshatin turistik të Dardhës, ndërkohë që sipas zyrtarëve të Autoritetit Lokal të Rrugëve Nacionale, nuk paraqiten probleme, sa i përket qarkullimit të automjeteve në akset kryesore.

Megjithatë, autoritetet iu bëjnë thirrje shoferëve të bëjnë kujdes, për shkak të lagështirës në rrugë.

Gjithashtu, po punohet nga kontraktorët me pastrim dhe kriposje në rrugët, që sipas tyre, paraqesin më shumë probleme.

Në Qafën e Qarrit favorizuar nga era e fortë janë krijuar ngrica, ndaj dhe kërkohet nga drejtuesit të vendosin zinxhirë, vetëm në pjesën e Qafës së Qarrit deri në normalizimin e situatës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: