Reshjet e dëborës kanë sjellë dimrin në zonat e thella malore të qarkut të Korçës. Këto pamje vinë nga zona e quajtur “Mashkullorë” në aksin Shtyllë-Panarit.

Është një nga zonat që krijon mjaft probleme gjatë dimrit pasi trashësia e dëborës në Mashkullorë shkon deri në dy metër duke bllokuar gjatë dimrit fshatin që vjen pas, Panaritin.

Aktualisht rrugët janë të hapura, reshjet nuk kanë sjellë probleme. Ndërkohë sipas parashikimeve të motit pritet që këtë pasdite reshjet e dëborës të përfshinë dhe zona të tjera në qarkun e Korçës.

Reshje dëbore edhe në fshatin turistik të Dardhës, temperatura shënon 1°C

Aktualisht qarkullimi kryhet pa probleme ndërkohë që mjetet borëpastruese po kryejnë pastrimin e rrugës me shpërndarjen e kripës pasi sipas parashikimeve pritet që temperaturat të bien më shumë.

Duke qenë se këtë fundjavë prenotimet në fshatin turistik të Dardhës kanë qenë të shumta autoritet bëjnë thirrje për drejtuesit e mjeteve të kenë kujdes të shtuar në lëvizjet e tyre në drejtim të Dardhës.

Mjetet në këtë aks duhet të jenë të pajisura me goma dimërore, drejtuesit të ulin shpejtësinë dhe të respektojnë sinjalistikën.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: