SARAJEVE– Bosnje-Hercegovina u përfshi sot nga reshje dëbore në pjesën më të madhe të territorit, ku ndërprerja e saj pritet vetëm pasdite.

Ndërkohë në ultësirën e vendit ballkanik bie shi i rrëmbyer. Pasdite pritet edhe ndërprerja graduale e reshjeve.

Temperaturat kanë pësuar një ulje të ndjeshme deri në 10 gradë Celsius.

Kryeqyteti i vendit, Sarajeva, prej sot në mëngjes është përfshirë nga reshjet e dëborës.
(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: