PRISHTINE-Kosova është mbuluar nga reshjet e dëborës të rënë natën e kaluar. Në kryeqytet, Prishtinë, reshje me flokë të lehta dëbore kanë vazhduar edhe sot në mëngjes.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, reshjet e shiut dhe dëborës do të vazhdojnë deri ditën e shtunë, kurse temperaturat minimale do të ulen deri në -3 gradë celsius, ndërsa maksimalet do të arrijnë deri 4.

Era do të vazhdojë të fryjë gjithnjë nga veriperëndimi, shpejtësia e saj do të arrijë mbi 9 m/s.

Ndërkohë që ende ka dimër e dëborë, pas një jave, në 14 mars, në Ditën e Verës. Edhe pse ende pa organizime institucionale, ritet e festës të lashtë pagane iliro-shqiptare janë ruajtur brez pas brezi nga populli. Në të njëjtën ditë, si në Elbasan, në Shqipëri, Dita e Verës festohet edhe në Kosovë me rite dhe emërtim të ngjashëm, në rajonin e Prizrenit, krahinën e Opojës, rajonin më jugor të vendit, në malet e Sharrit në lartësi 1.000 metra mbi nivelin e detit.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: