IZRAEL

Izraeli do të kërkojë kompensim prej 250 miliardë dollarësh nga shtatë vende arabe dhe Irani për pasurinë e mbetur pas nga hebrenjtë të detyruar të iknin pas krijimit të shtetit të Izraelit, si një përpjekje për të korrigjuar “padrejtësinë historike”.

Kërkesat specifike po finalizohen për dy vendet e para të listës, sipas njoftimeve të Hadashot TV, që raportojnë se Izraeli do të kërkojë 35 miliardë dollarë nga Tunizia dhe 15 miliardë dollarë nga Libia. Kompensim do të kërkohet gjithashtu nga Maroku, Iraku, Siria, Egjipti, Jemeni dhe Irani.

Gila Gamliel, Ministri i Izraelit për Barazinë Sociale, i cili po merret me çështjen, tha se ka ardhur koha për të “korrigjuar padrejtësinë historike të pogromëve [anti-hebrenjve] në shtatë vende arabe, përfshirë këtu edhe Iranin dhe për të rivendosur qindra mijëra Hebrenjtë që humbën pronën e tyre, në atë çfarë është e drejtë e tyre.

Me ndihmën e një firme ndërkombëtare të kontabilitetit, qeveria izraelite po studion vlerën e pasurisë që hebrenjtë u detyruan të lënë pas kur u larguan nga vendet në fjalë, tha raporti Hadashot.

 BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb