Milani ka eliminuar Napolin dhe ka kaluar në gjysmëfinale të Kupës së Italisë. Kuqezinjtë e Gatuzos fituan me rezultat 2-0 në ndeshjen e cila u zhvilluar në San Siro.

Heroi në këtë ndeshje ishte transferimi më i ri, Piatek i cili shënoi dy gola. Polaku realizoi golin e parë me fanellën e Milanit në minutën e 11-të të ndeshjes. Ai arriti të dyfishoj rezultatin në minutën e 27-të.
Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat.

Napoli e nisi furishëm pjesën e dytë, por që nuk arritën të shënoni, pasi portieri Gianluigi Donarumma ishte në formë të lartë.

Dy herë Milik e dy herë Ounas privuan të shënojnë por pa sukses. Milani në gjysmëfinale e pret fituesin e ndeshjes Lazio – Inter.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: