Armando Sadiku rikthehet te Lugano pas tre vitesh dhe me atë çfarë ka shfaqur sot në takimin miqësor kundër kinezëve të Janbian Funde duket sikur nuk është larguar kurrë. Sulmuesi këtë herë në takimin e fituar 5-0 është shndërruar në njeriuan “asisit men”.

Ndryshe nga ç’jemi mësuar nga Sadiku, ai sot dhuroi 3 asiste për 4-ër nga golat e shënuara në pjesën e parë të takimit, ku në lojë u aktivizuan titullarët. Më pas të dytën e nisi nga stoli sepse traineri i ri i emëruar, Paolo Tramexani, dëshironte të provonte talentet e reja të ekipit të Luganos që e mbyllën takimin me rezultatin final 5-0 kundër pasanikëve të superligës kinëze.
S6800014-2-470x268
“Sot ishte një ndeshje kundër një skuadre që nuk njihnim. Pjesa e parë shkoi shumë mirë dhe jam i lumtur që luajta ndeshjen e parë, u ndjeva mirë. Ndjehesha mirë në fushë dhe më pëlqen të argëtohem edhe në stërvitje këtu, po e bëj një gjë të tillë”, u shpreh pas ndeshjes Sadiku.

I kënaqur me mirëkuptimin që ka krijuar menjëherë me Sadikun është edhe Ezgjan Alioski, i cili shënoi dy gola sot falë pasimeve të futbollistit të përfaqësueses shqiptare.
“Kemi luajtur për herë të parë bashkë sot dhe ndjehem mirë me të në fushë. Shpresojmë të vazhdojmë kështu edhe në kampionat. Jam i bindur se unë dhe ai do të bëjmë shumë gola në kampionat”, deklaroi shqiptari i cili luan për Maqedoninë.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb