Fillim i mbarë për Erling Haaland. Sulmuesi norvegjez bëri mjaft mirë në debutimin zyrtar me Manchester Cityn, ku shënoi 2 gola në fitoren 0-2 ndaj West Ham. Pas aktit të parë të kampionatit, vetë Haaland është ndalur të flasë për mikrofonat e medieve britanike.

“Ishte një fillim i mbarë për mua. Është e rëndësishme të kemi minuta në këmbë, jemi në fillim të sezonit dhe është e rëndësishme të vazhdojmë kështu.

Tashmë e kemi parë potencialin tonë kundër Bayernit, kemi pasur një rënie të vogël ndaj Liverpoolit, por gjithccka do të përmirësohet gjatë kampionatit. Ne po mundohemi të gjejmë veten në stërvitje, gjërat do të jenë më të mira gjatë sezonit. A mund të kisha bërë hat-trick? Pata fat të keq, mund të kisha shënuar edhe golin e tretë” – Tha ai.

Ht
Ht

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: