Lum Rexhepi, mbrojtësi që debutoi sot në Superiore, e nisi titullar për Partizanin, dhe bëri një takim fantastik, duke u shpallur edhe më i miri i ndeshjes. Në intervistën për “Supersport” pas ndeshjes, ai deklaroi:

“Lum Partizani që të ka”. Si ka qenë impakti i parë me futbollin shqiptar dhe ndaj Skënderbeut?
Unë e vlerësoj Skënderbeun shumë, dhe me këto 3 pikë jam i kënaqur. Kushtet e ndryshuan shumë lojën, dhe luftuam më shumë se Skënderbeu sot, dhe aty u vendos loja.

Sot u duk se sikur kishit muaj me Partizanin, u përshtatët shpejt…
E vërtetë, ndihem sikur jam pjesë e skuadrës. Edhe Belicën e njoh në Finlandë, dhe ndihem shumë mirë me të, edhe ai më ka ndihmuar.

Jeni i kënaqur që e fituat këtë ndeshje pa një penallti të diskutueshme?
Unë isha shumë larg, nuk e pashë a ishte brenda apo jashtë, por përveç penalltisë, kemi pasur mundësi edhe me Kardozon, shumë të pastër. Gjithsesi, Skënderbeu luajti mirë, por ne e merituam fitoren.

Kur erdhët në ekip, për çfarë ju informuan? Kush janë sulmuesit që duhet të keni kujdes?
Të gjithë më kanë informuar, i analizojmë kundërshtarët me video dhe gjithçka.

Vjen nga Finlanda. Si duket futbolli shqiptar me atë skandinav?
Këtu ka më shumë talente, ndërsa atje është loja më e ngadaltë. Këtu është më dinamike, dhe loja më e shpejtë. Sulmuesit janë më të shpejtë se në Finlandë. Kërkohen sulmues të mirë atje.(qesh)

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb