Trajneri i Kukësit, Skënder Gega u shpreh mjaft entuziast pas fitores së sotme dhe kualifikimit ndajSlavia Sofies me rezultatin 2-1.

Gega pranon se ndeshja mund të shkonte edhe 3-1 por Kukësi ishte me fat që shënoi të dytin.

Ai shton se ishte me shumë rëndësi që kjo ndeshje të fitohej, dhe fillimisht duhet shijuar momenti, dhe më pas të mendohen për çalimet.

Gega thotë se duhen ende afrime tek Kukësi por për këtë gjë do të ulet me drejtuesit dhe Presidentin.

“Kemi problem, edhe pse mund të shkonim në 3-1. E rëndësishme ishte ta kalonim këtë ndeshje për të gjithë grupin dhe për të gjithë tifozët. Ndjej keqardhje për Tiranën. Crvena Zvezda nuk dominoi, mungesë vëmendje. Për fat të mirë shënuam për herë të dytë. Është kohë e shkurtër. Të gëzohemi që fituam.

Kjo korona na prishi punë të gjithë. Jam i lumtur për lojtarët që u futën në pjesën e dytë. Të gjithë dhanë shpirtin. Do e shikoj me qetësi ku kemi çaluar dhe do të përmirësohemi.

E rëndësishme është që të kemi gëzuar të gjithë dashamirësit. Kemi nevojë për përmirësime. Të shijojmë këtë fitore, pastaj do të ulemi me presidentin dhe me drejtorin. Të gjejmë njerëzit që na përshtatet. Kemi nevojë për afrime. Duhet të përmirësohemi. Kush nuk do që ekipi të jetë më i fortë”, u shpreh Gega.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb