Sulmuesi Mërgim Berisha debutoi me skuadrën e Gjermanisë mbrëmë në miqësoren ndaj Perusë, duke luajtur diçka më shumë se 15 minuta. Në fjalën e tij pas ndeshjes, Berisha u shpreh i lumtur për këtë mundësi, e cila si duket vjen vetëm një herë në jetë.

“Jam shumë i lumtur për besimin që më ka dhënë trajnerin. Është e veçantë të luash për Gjermaninë. E kam shijuar, ka qenë e veçantë pasi gjithmonë ka qenë ëndërr për mua të luaj për Gjermaninë. Jam falënderues për ato minuta që pata” – Tha ai. Berisha është përfolur për një periudhë të gjatë për t’u bërë pjesë e Kosovës, por në fund zgjedhja e tij ishin “Panzerat”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb