Futbollisti i Atletico Madrid, Keidi Bare, debutoi sot për herë të parë me Kombëtaren A teksa u fut në fundin e pjesës së parë duke marrë vendin e Qakës i cili doli i dëmtuar. Për mikrofonat e ‘RTSH’ ai u shpreh:

“E prisja shumë këtë moment. E kam pasur ëndërr që i vogël. Ishte një debutim i keq pasi humbëm. Por jam krenar për këtë fanellë. Disa lojtarë nuk ishin mirë fizikisht, pavarësisht stërvitjes. Kemi bërë një lojë të bukur. Norvegjia ishte më lartë fizikisht se ne. Por ky është futbolli”.

Do t’iu vinte keq që në vazhdim të ishe pjesë e Shpresave?

Unë jam i gatshëm me të dyja. Nuk e kam problem nëse do të grumbullohem sërish nga Shpresa. Unë do jap maksimumin me të dyja.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb