Shqipëria barazoi 0-0 me Estoninë në Air Albania, në miqësore. Një sfidë e veçantë për Adrian Bajramin, i cili debutoi me fanellën kuqezi. Pas takimit, ai u shpreh i lumtur.

“Debutimi: “Jam shumë i lumtur me debutimin, besoj se bëra një lojë të mirë, në fillim isha pak me emocione, ndërsa në pjesën e dytë kisha më shumë besim.”

Kombëtarja: “Shpresoj, unë kam personalitet ashtu ushtroj dhe ashtu luaj. Shpresoj të jem pjesë e Kombëtares edhe në të ardhmen.”

Si u ndjetë me mbrojtjen me tre? “Ajo ishte detyra jonë, në pjesën e parë kishim pak vështirësi, pastaj në pjesën e dytë e kishim më të lehtë.” – Tha ai.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb